Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike. Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga). Durrësi do të ndahet në 13 zona, ku çmimi i referencës për metër katror ndryshon nga njëra te tjetra, ndryshe nga sa ndodh aktualisht, ku i gjithë qyteti bregdetar ka vetëm dy referenca: 472 euro dhe 675 euro. Me referencat e reja, një metër katror në...