Brajan Gruda, i preferuari i Messit që shkatërroi Holandën e Xavit: “Është një futbollist i nivelit botëror…”
Në ditën kur Gjermania i dha lamtumirën “Adidasit” pas 72 vitesh bashkëpunimi, një palë këpucë futbolli të kompanisë së themeluar në vitin 1949 nga Adi Dassler tërhoqën vëmendjen. Ishin ato të Brajan Grudës (Speyer, 2004). Organizatori i Brighton, aktualisht i huazuar te RB Leipzig, shkëlqeu kundër Holandës së Xavi Hernández, duke e mposhtur 5-0. Anësori i djathtë i Gjermanisë shënoi një gol dhe dha dy asistime, duke i shkaktuar përfaqësueses holandeze humbjen më të rëndë në 67 vitet e fundit. Por Gruda ka edhe një veçanti; është një nga futbollistët e përzgjedhur dhe mbështetur nga Lionel Messi. Në tetor 2025, ish-lojtari i Mainz mori një palë këpucë “F50 Vis10n”, pasi argjentinasi e kishte cilësuar si “një nga dhjetë talentet e reja më premtuese të futbollit...
Burimi:
telesport.al