Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Brahim Diaz merr oferta të shumta që të largohet nga Reali i Madridit
Adriatik BALLA Merkato në Spanjë dominohet nga tri klubet e mëdha e rivale që janë Barcelona si dhe dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletiko. Lëvizjet në treg vijojnë dhe ka befasi ditë pas dite. Ndërkohë, mediat shkruajnë së fundmi se e ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është sërish në dyshim. Megjithëse reprezentuesi maroken pati një sezon mjaft të mirë në 2024/25, sezoni i kaluar ishte i zbehtë, me pak kontribut nën drejtimin e Karlo Ançeloti. Me marrjen e drejtimit nga Ksabi Alonso u mendua se do të kishte një mundësi të re, por konkurrenca në pozicionin e tij është e ashpër. Shfaqja e talentit të ri argjentinas Franko Mastantuono dhe qëndrimi i Rodrigo Goes (pavarësisht zërave për largim) kanë ulur ndjeshëm shanset...