Braçe zbardh votën kundër Territoriales dhe sfidon Ballën: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Reforma e re Territoriale ka hapur debat brenda Partisë Socialiste, me deputetin Erion Braçe që ka konfirmuar votën kundër saj, pasi partia e tij kërkon të bëhen 46 bashki. Braçe kritikoi mënyrën sesi është zhvilluar procesi, duke thënë se deputetët janë informuar vetëm pak ditë para votimit në Kuvend. ”Është shumë vonë, pra 3 ditë para se të votohet. Hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë”, tha Braçe. Sipas tij, projektligji nuk është trajtuar siç duhet nga Komisioni i Ekonomisë dhe nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme me deputetët. Braçe kundërshton gjithashtu mënyrën e përcaktimit të kufijve të disa bashkive, duke argumentuar se reforma duhet të mbështetet te...
Burimi:
kohajone.com