Braçe kundër Territoriales, përplaset me Ballën: Nuk më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

Braçe kundër Territoriales, përplaset me Ballën: Nuk më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

taulant balla & erion brace TIRANË-  Deputeti socialist Erion Braçe gjatë një interviste për Report TV ka folur për reformën e re territoriale duke shpjeguar arsyet e qëndrimit të tij dhe votës kundër projektligjit. Braçe u ndal te mënyra se si është zhvilluar procesi i diskutimit të reformës duke thënë se deputetët e grupit parlamentar socialist janë njohur me përmbajtjen e saj vetëm pak ditë përpara votimit. “Është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet. Hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa herë dhe s’kemi marrë asnjë rresht informacion për këtë reformë”, u shpreh ai. Deputeti socialist foli gjithashtu për përcaktimin e kufijve të disa bashkive dhe mënyrën se si, sipas tij, duhet të ndërtohet një reformë territoriale....