Braçe i del kundër PS-së për shkrirjen e Bashkive, sfidon Kushin: Do flas edhe pa mikrofon!
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur rezerva në Kuvend lidhur me Reformën Territoriale, e cila pritet të hidhet për votim nga deputetët. Braçe, i cili më herët është raportuar se ka shprehur kundërshtime gjatë diskutimeve brenda grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se reforma nuk është shoqëruar me transparencë të mjaftueshme. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se vendi ka nevojë për një reformë të mirëfilltë dhe jo vetëm për ndryshimin e hartës territoriale. Sipas tij, argumentet e paraqitura në mbështetje të projektit janë kryesisht ekonomike dhe financiare, ndërsa mungojnë elementë të tjerë që lidhen me funksionimin dhe jetën e komuniteteve. “Reforma, ndërkohë ky që kemi përpara është një ligj, që vizaton një hartë të re territoriale. Harta e provuar shumë herë është e...
Burimi:
ntv.al