Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Botërori për Klube / Çerekfinalet mbyllen sot me superndeshjet PSG-Bayern dhe Real-Dortmund
Botërori për Klube 2025 po i afrohet fazës vendimtare. Sot do të përmbyllet një raund me zhvillimin e dy çerekfinaleve të fundit, që do të kompletojnë tabelën e gjysmëfinaleve. PSG, në një sezon që po shkëlqen, do të përballet me Bayern Munich e Harry Kane në një sfidë që ka shijen e netëve të mëdha të Champions League. Edhe çerekfinalja tjetër është përballje klasike e futbollit europian; Real Madrid-Borussia Dortmund. Verdhezinjtë gjermanë do të jenë pa Jobe Bellingham, i pezulluar. Pra, nuk do të ketë përballje vëllezërish Bellingham në fushën e blertë. Pas suksesit dramatik të Chelsea ndaj Palmeiras dhe rrugëtimit...