Botërori i shtangës: Shqipëria me 5 sportistë, shkon edhe Qerimaj pas polemikave për trajnerin

Botërori i shtangës: Shqipëria me 5 sportistë, shkon edhe Qerimaj pas polemikave për trajnerin

26 Tetor 2026 13:35 Telesport Në Ningbo të Kinës, do të zhvillohet më datat 27 tetor-8 nëntor Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rritur, një event që është edhe kualifikues për në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë turne me 5 shtangistë: 4 meshkuj dhe 1 femra. Në peshën 69kg, ngjyrat kuqezi do t’i përfaqësojë shtangistja Enkileda Carja, që garon në baterinë C. Për meshkuj, 4 shtangistët janë: Briken Calja (bateria C) dhe Erkand Qerimaj (bateria B) në peshën 75kg; Kristi Ramadani në peshën 85kg (bateria D) dhe Ertjan Kofsha në peshën 95kg (bateria C). Duke parë vendosjen e shtangistëve kuqezinj në garë, jashtë baterisë A (më të mirët), duket paksa e vështirë që të arrihet zona e medaljes. Gjithsesi,...