Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Botërori i klubeve, amerikanët shumë pak interes për futboll
👁10603
Pavarësisht investimit të mbi 50 milionë dollarëve në marketing, FIFA po vuan për të mbushur stadiumet për Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas një hetimi nga The Athletic, organi që qeveris futbollin botëror ka nisur një fushatë intensive promovuese, veçanërisht në rrjetet sociale, për ta transformuar turneun në një sukses global. Por rezultatet, të paktën për momentin, nuk janë ato që shpresoheshin. Këmbana e parë e alarmit ra të hënën në ndeshjen mes Chelsea dhe Los Angeles FC, e luajtur në Atlanta para vetëm 22,000 spektatorëve në një stadium me 71,000 vende....