Zyrtare/ Kryeministrja e Ukrainës jep dorëheqjen
Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko dha sot zyrtarisht dorëheqjen, pasi Parlamenti ukrainas miratoi largimin e saj, si pjesë e një riformatimi qeveritar të iniciuar nga presidenti, Volodymyr Zelensky. Parlamenti njoftoi se rezoluta për miratimin e dorëheqjes së Svyrydenkos u miratua. Riformatimi u bë publik të dielën nga Zelensky, i cili tha se ai është pjesë e një “strategjie të re politike”, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Presidenti ende nuk ka shpallur emrin e pasuesit të saj.
Burimi:
javanews.al