Zvicra pret bisedimet SHBA-Iran, programi bërthamor dhe lufta izraelite në Liban pikat kyçe të negociatave
Bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga Pakistani dhe Katari po zhvillohen në Burgenstok, vendpushimin luksoz të Zvicrës. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, që kryeson delegacionin e SHBA-së, në fillim të atyre që i cilësoi bisedime historike, u shpreh se shpresonte që Uashingtoni dhe Teherani të mund të rivendosnin marrëdhëniet mes tyre. “Ky është një takim historik dhe qëllimi është të hapnim një faqe të re për të transformuar marrëdhënien tonë me popullin e Iranit.”- u shpreh Vance nga Burgenstoku. Më herët, numri dy i Shtëpisë së Bardhë tha se një nga prioritetet kryesore të takimit është përparimi në çështjen e programit bërthamor të Iranit. Por lidhur me pasurimin e uraniumit, presidenti iranian Masoud...
Burimi:
javanews.al