Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të hapin dosjet sekrete mbi kriminelin famëkeq nazist Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes” i kampit të Auschwitz-it, pas dekadash refuzimi ndaj historianëve dhe studiuesve. Megjithatë, Shërbimi Federal i Inteligjencës në Zvicër nuk ka dhënë ende një datë konkrete për publikimin e dokumenteve. Josef Mengele ishte mjek i SS-së naziste në kampin famëkeq të përqendrimit Auschwitz, në Poloninë e pushtuar nga Gjermania. Ai përzgjidhte të burgosurit që dërgoheshin në dhomat e gazit dhe kryente eksperimente mizore mbi fëmijë dhe binjakë. Vlerësohet se rreth 1,1 milionë njerëz humbën jetën në Auschwitz, shumica hebrenj. Zyra e Kryqit të Kuq në Xhenova lëshoi pasaporta me emra të rremë për Josef Mengele (m), Klaus Barbie (q) dhe Adolf Eichmann (D). Pas Luftës së...