Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

Në perëndim të Athinës, banorët e zonave të prekura nga zjarret po përballen jo vetëm me shkatërrimin e pyjeve dhe banesave, por edhe me një kërcënim më të padukshëm: tymin toksik dhe grimcat e rrezikshme që vazhdojnë të qëndrojnë në atmosferë edhe pasi flakët janë shuar. Zjarret që kanë përfshirë disa zona të Greqisë janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit që ka goditur Evropën Jugore. Në zonën e Mandra-Eidyllias, në perëndim të Athinës, flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore, zona të banuara dhe ambiente pranë një prej zonave më të mëdha industriale të vendit, Aspropyrgos. Kjo ka rritur shqetësimin për shëndetin e banorëve, pasi përveç tymit që shkaktohet nga djegia e pyjeve, në ajër mund të çlirohen edhe substanca të dëmshme...