Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme
Zjarrfikësit italianë po përballen me një situatë të vështirë në Siçili, ku dhjetëra vatra zjarri pyjore dhe flakë të përhapura në zona me bimësi po kërcënojnë disa pjesë të ishullit jugor. Temperaturat e larta, që në disa zona kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, së bashku me erërat e nxehta dhe thatësirën e zgjatur, kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Për shkak të zjarreve, autoritetet janë detyruar të evakuojnë rreth 100 banorë, ndërsa nga një klinikë në qendër të ishullit janë larguar edhe 22 pacientë. Zjarri në këtë zonë ka vijuar prej disa ditësh, pavarësisht ndërhyrjes së avionëve zjarrfikës. Sipas shërbimit zjarrfikës italian, që nga dita e shtunë janë kryer operacione për shuarjen e më shumë se 1 mijë zjarreve në të gjithë...
Burimi:
javanews.al