Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Pushimet e shumë turistëve në Francë u kthyen në një betejë për t’i shpëtuar zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa zona të vendit. Familje nga vende të ndryshme kanë treguar për BBC-në momentet e frikës, evakuimet gjatë natës dhe largimin me nxitim nga zonat e rrezikuara. Zjarret e fuqishme në jugperëndim të Francës dhe në Spanjën qendrore kanë detyruar më shumë se 220 mijë persona të largohen nga banesat dhe zonat turistike. Në Francë është angazhuar edhe ushtria për të ndihmuar në përballimin e situatës, ndërsa Spanja ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Sipas BBC, turistët kanë përshkruar skena paniku, me mesazhe paralajmëruese që mbërrinin gjatë natës, njerëz që largoheshin nga hotelet dhe kampingjet me valixhe në duar, si dhe plazhe të mbushura me persona...