Zjarret përfshijnë jugun e Europës, Franca, Spanja dhe Portugalia në betejë me flakët, evakuohen mijëra banorë

Zjarret përfshijnë jugun e Europës, Franca, Spanja dhe Portugalia në betejë me flakët, evakuohen mijëra banorë

Një zjarr i madh vijon të përhapet në jug të Francës, duke shkaktuar probleme edhe për zhvillimin e etapës së tretë të Tour de France, ndërsa zjarre të tjera në Spanjë dhe Portugali janë vënë pjesërisht nën kontroll. Autoritetet paralajmërojnë se sezoni i zjarreve ka nisur në Europën Jugore, në një kohë kur rajoni pritet të goditet nga një valë e re e të nxehtit. Në Francë, zjarri që shpërtheu të shtunën në një zonë malore pranë vargmalit Canigou, në jugperëndim të vendit, ka djegur tashmë rreth 45 mijë hektarë sipërfaqe. Nga flakët janë plagosur një zjarrfikës dhe një banor. Prefektura e Pirenejve Lindorë bëri të ditur se kushtet meteorologjike mbeten të pafavorshme, ndërsa banorët e 26 komunave janë urdhëruar të evakuohen. Deri tani, rreth...