Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

Zjarret në Francë zbulojnë qindra predha të Luftës së Dytë Botërore

Më shumë se 400 predha dhe municione të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Le Porzh, në jugperëndim të Francës, pasi banorët u kthyen në shtëpitë e tyre pas zjarreve të mëdha që përfshinë zonën muajin e kaluar. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Mbrojtjes Civile, pasi menjëherë pas kalimit të flakëve banorët dhe autoritetet dëgjuan një sërë shpërthimesh në zonë. Këto shpërthime çuan ekipet në një vend ku disa ditë më parë ishin gjetur 75 predha. Sipas drejtuesit të njësisë së çaktivizimit të bombave në Bordo, Philippe Delemotte, temperaturat ekstreme të shkaktuara nga zjarret aktivizuan një pjesë të municioneve të varrosura, duke zbuluar kështu praninë e tyre. Mes municioneve të gjetura kishte predha mortajash franceze dhe gjermane. Për arsye sigurie,...