Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220 mijë persona, autoritetet shpallin gjendje emergjence
Më shumë se 220 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë Francën dhe Spanjën. Vetëm në jugperëndim të Francës janë evakuuar rreth 200 mijë banorë, ndërsa në Spanjë autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 25 mijë personave dhe kanë këshilluar afro 40 mijë të tjerë të qëndrojnë brenda banesave. Në Francë, flakët që kanë përfshirë rajonet Gironde dhe Landes vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Gjatë orëve të para të së shtunës u evakuuan edhe katër qytete pranë Bordosë, me një popullsi prej rreth 58 mijë banorësh. Zjarri, i cilësuar nga autoritetet si një “megazjarr”, ka djegur mbi 19 mijë hektarë pyje dhe ka shkatërruar rreth 80 banesa. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë...
Burimi:
vizionplus.tv