Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me bimësi

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me bimësi

Disa zjarre shpërthyen këtë pasdite në veri dhe qendër të Portugalisë, duke angazhuar mbi 1,000 zjarrfikës, të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë, në përpjekjet për vënien e tyre nën kontroll. Lajmi u konfirmua nga agjencia portugeze e mbrojtjes civile. Sipas autoriteteve, vatrat më aktive ndodhen në rajonet e Santarém, Guarda, Braga dhe Bragança, ku flakët kanë përfshirë kryesisht zona me shkurre dhe bimësi të ulët. Situata është rënduar nga rritja e temperaturave në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, termometri mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius në zonat qendrore dhe jugore të Portugalisë gjatë ditëve në vijim. Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve mbetet “shumë i lartë” në pothuajse të gjithë territorin e vendit, për shkak...