Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Zjarr në metronë e Barcelonës, 136 të lënduar nga tymi dhe 39 të shtruar në spital

Një zjarr i rënë në metronë e Barcelonës ka shkaktuar panik dhe ka lënë të lënduar 136 persona, shumica prej të cilëve kanë pësuar probleme nga thithja e tymit. Sipas mediave katalanase, ngjarja ndodhi në linjën L1 të metrosë. Shërbimet e emergjencës njoftuan se 129 persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa shtatë të tjerë janë në gjendje të moderuar. Gjithsej, 39 persona u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Zjarri shpërtheu duke mbushur me tym tunelet mes stacioneve Clot dhe Glòries. Për pasojë, autoritetet organizuan evakuimin e pasagjerëve, ndërsa në stacionin Clot, ku ndodhet edhe stacioni hekurudhor Rodalies, ekipet e shpëtimit nxorën udhëtarët nga një prej trenave. Pasagjerët përshkruan skena paniku, duke treguar se tymi ishte aq i dendur sa shumë prej tyre u...