Zjarr masiv në një fabrikë me lëndë djegëse në Turqi/ Humb jetën punëtori 47-vjeçar, ra nga lartësia pas shpërthimit të flakëve
Një person ka humbur jetën pas një zjarri të madh që shpërtheu në një fabrikë me lëndë djegëse biozel në Mersin, në jug të Turqisë. Sipas mediave turke, zjarri nisi për shkaqe ende të panjohura në ambientet e një kompanie të mbushjes së karburantit në zonën Kazanli, në distriktin Akdeniz. Pas shpërthimit fillestar, flakët përfshinë edhe rezervuarët e karburantit, duke shkaktuar panik në zonë. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi të zi që ngrihen në qiell dhe janë të dukshme nga kilometra larg. Mersin’de faaliyet gösteren bir yağ fabrikasında çıkan yangında bir işçi hayatını kaybetti. Yangının halen kontrol altına alınamadığı bildirildi.https://t.co/sMCmrPWzmv pic.twitter.com/yLKVqAlgwl — Habertürk (@Haberturk) May 13, 2026 Nga incidenti mbeti i plagosur rëndë një punëtor...
Burimi:
top-channel.tv