Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

Zhvendosja e trupave nga Italia? Trump: Po e mendoj ende! Për Iranin nuk komentoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së trupave amerikane nga bazat në Itali, ndërsa ka refuzuar të komentojë mbi letrën e përgjigjes së Iranit. Në një telefonatë ekskluzive për gazetën italiane Corriere della Sera, Trump tha se vendimi për trupat “është ende në shqyrtim”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. I pyetur për postimin e tij të fundit në rrjetin Truth, ku kishte shpërndarë një artikull të vjetër të Matteo Salvini-t, ai u përgjigj shkurt: “Sepse e konsiderova të përshtatshëm.” Duke folur për kryeministren italiane Giorgia Meloni, Trump u shpreh kritik, duke thënë se “Italia nuk ishte aty kur kishim nevojë për të”, duke shtuar se SHBA-të kanë qenë gjithmonë në mbështetje të Italisë. Ai përsëriti të njëjtin qëndrim...