Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë: 22 parti dhe 3 koalicione në garë, 9 subjekte mbeten jashtë

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë: 22 parti dhe 3 koalicione në garë, 9 subjekte mbeten jashtë

foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)) në Kosovë ka konfirmuar sot se, afati përfundimtar për regjitrimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka përfunduar mesnatës e së enjtes. Bëhet me dije se 22 parti politike dhe 3 koalicione do të marrin pjesë në zgjedhje.  Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuae se se 9 parti politike mbeten jashtë garës. Mes tyre, jashtë garës ka mbetur edhe Fatmir Limaj me Nismën Socialdemokrate. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të garojë sërish në koalicion me Partitë Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Në garë do të jetë edhe Vjosa Osmani, e cila pritet të kandidojë në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Partitë politike që kanë njoftuar në kohë...