Zelenskyy pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska

Zelenskyy pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska

Presidenti ukrainas tha të enjten se Kievi do t'u përgjigjet të gjitha sulmeve ruse dhe se sulmi i mëngjesit në rafinerinë e Moskës - në përgjigje të sulmit të Rusisë në një katedrale të mbrojtur nga UNESCO në fillim të kësaj jave ishte "plotësisht i justifikuar". “Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë dhe dëshiron ta vazhdojë atë, ne nuk do të rrimë të qetë, do të përgjigjemi”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në komentet e tij mbi sulmin e Ukrainës në rafinerinë e naftës në Moskë të enjten në mëngjes. “Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska”, tha Zelenskyy. Presidenti i Ukrainës tha se sulmi me dron i Kievit në rafinerinë e naftës në Moskë është përgjigjja e Kievit ndaj sulmit të...