Zelensky sfidon Putin/ Sulm i paprecedentë në Shën Petersburg, mbi 140 dronë ukrainas godasin Rusinë
Autoritetet ruse kanë raportuar një nga sulmet më të mëdha me dronë që nga fillimi i luftës, duke akuzuar Ukrainën për një sulm “të paprecedentë” ndaj rajonit të Shën Petersburgut, ndërsa qyteti priste ditën e fundit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Rusisë. Sipas guvernatorit të rajonit të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, mbi 140 dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonin përreth Shën Petersburgut. Sulmet shkaktuan zjarr në një objekt ushtarak dhe dëme të vogla materiale, ndërsa disa banorë u evakuuan për arsye sigurie. Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda banesave. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi operacionin, duke deklaruar se forcat ukrainase goditën depo armësh dhe një bazë detare ruse...
Burimi:
top-channel.tv