Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiç në pallatin presidencial. Takimi mes dy liderëve zhvillohet pas një tjetër nate me sulme të fuqishme ruse në Kiev dhe zonat përreth. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën katër persona kanë humbur jetën. Zelensky dhe Vuçiç zhvilluan fillimisht një takim ‘kokë më kokë’, ndërsa më pas pritet të dalin në konferencë për shtyp. Gjatë bisedimeve, pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, raportet me Bashkimin Evropian dhe çështjet e sigurisë. Serbia ka marrëdhënie të afërta me Rusinë dhe presidenti Vuçiç ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës. Ky qëndrim ka shkaktuar kritika nga Bashkimi Europian dhe ka ndikuar në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Megjithatë,...