Zelensky letër Trumpit: Na furnizoni me raketa
Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Kështu tha sot këshilltari i tij i komunikimit, ndërsa Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj vendit. Në letrën e tij, të nënshkruar sot, Zelensky kërkoi të “ndihmohet Ukraina të sigurojë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus-raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë me qëllim ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera raketore ruse kundër Ukrainës”. E vetmja mënyrë që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat interceptuese të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë.
Burimi:
vizionplus.tv