Zelensky letër Trump: Ukraina po përballet me mungesë raketash

Zelensky letër Trump: Ukraina po përballet me mungesë raketash

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump dhe anëtarëve të Kongresit amerikan, ku ngre alarmin për mungesën e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Sipas Zelenskyt, ritmi aktual i furnizimeve përmes programit “Purl” nuk është më i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve në rritje nga Rusia, sidomos pas sulmit të 25 majit ndaj Kievit. “Në mbrojtjen kundër raketave balistike ne mbështetemi pothuajse tërësisht te Shtetet e Bashkuara. Sistemet Patriot mbeten mbrojtja më efektive kundër raketave balistike ruse”, shkruan presidenti ukrainas në letër. Ai thekson se shumica e raketave ruse mund të neutralizohen, por paralajmëron se mungesa e municioneve po e vë Ukrainën në një situatë të rrezikshme. “Për një vend që po lufton për mbijetesën e tij, nuk ka...