Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas mund të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq

Zelensky: Kremlini i frikësuar se dronët ukrainas mund të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq

Parada ushtarake e 9 Majit në Rusi pritet të zhvillohet këtë vit pa tanke dhe sisteme raketore, për herë të parë pas dy dekadash. Autoritetet ruse kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, ndërsa priten edhe kufizime në komunikime, përfshirë ndërprerje të mundshme të shërbimeve SMS. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, la të hapur mundësinë që dronë ukrainas të dërgohen drejt Moskës në atë ditë. Duke folur në një samit ndërkombëtar, ai tha se Rusia nuk do të shfaqë pajisje ushtarake në paradë dhe se kjo lidhet me frikën nga sulme të mundshme ajrore. “Kjo tregon shumë. Ata kanë frikë se dronët mund të fluturojnë mbi Sheshin e Kuq”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se kjo situatë tregon dobësi të Rusisë në këtë moment. Vendimi për...