Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie të forta

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie të forta

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për “marrëdhënie të forta” mes Kievit dhe Bratislavës gjatë një bisede telefonike me kryeministrin sllovak, Robert Fico. “Ne kemi nevojë për marrëdhënie të forta mes vendeve tona dhe të dy jemi të interesuar për këtë”, tha Zelensky në rrjetin social amerikan X pas telefonatës. Zelensky tha se është inkurajuese që Sllovakia mbështet përpjekjen e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe është e gatshme të ndajë përvojën e saj të anëtarësimit. Presidenti ukrainas tha se e kishte ftuar kryeministrin sllovak për vizitë në Kiev dhe e falënderoi atë për ftesën për të vizituar Bratislavën. “Ekipet tona do të punojnë për caktimin e datës”, shtoi ai. Telefonata vjen pas një krize diplomatike disamujore mes Kievit dhe Bratislavës...