Zbulohet ‘varreza gjigante e balenave’ në Oqeanin Indian, mijëra fosile në thellësi mbi 7,000 metra
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar një “varrezë balenash” masive në thellësitë e Oqeanit Indian, ku janë identifikuar qindra fosile dhe mbetje cetacesh të shpërndara në një zonë që shtrihet në mijëra kilometra katrorë dhe në thellësi që tejkalojnë 7,000 metra nën sipërfaqe. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore Nature dhe është realizuar nga studiues nga Kina, Italia dhe Zelanda e Re në Zonën e Riftit Diamantina, një depresion i thellë nënujor pranë bregut perëndimor të Australisë. Sipas shkencëtarëve, kjo konsiderohet “varreza e balenave” më e thellë dhe më e vjetër e identifikuar deri më sot. Studiuesit kanë regjistruar të paktën 485 gjetje të shpërndara në rreth 1,200 kilometra, ndërsa vlerësohet se numri real i mbetjeve mund të jetë shumë më i madh. Dendësia e...
Burimi:
syri.net