Zbulohet shkaku, Trumpi “zemrohet” me kryeministrin e Izraelit

Zbulohet shkaku, Trumpi “zemrohet” me kryeministrin e Izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është “i inatosur” nga kritikat publike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj një shitjeje të propozuar amerikane të avionëve luftarakë F-35 në Turqi, raportoi të enjten faqja e lajmeve “Axios”. Duke cituar dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, gazeta tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim, pavarësisht raporteve në mediat izraelite se Trumpi do të priste Netanyahun të hënën. Një zyrtar thuhet se ka thënë se Trumpi u inatos nga komentet e Netanyahut gjatë një interviste në “Fox News” pak para se presidenti amerikan të udhëtonte në Ankara për Samitin e NATO-s më 7-8 korrik. Një zyrtar i dytë tha se Trumpi besonte që Netanyahu “nuk kishte të drejtë” të ndërhynte në shitjen e propozuar të armëve. Kryeministri izraelit thuhet...