Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?
Publikimi i miliona faqeve dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein po hedh dritë mbi mënyrën se si ai krijonte kontakte me vajza të reja përmes një rrjeti ndërmjetësish dhe bashkëpunëtorësh të dyshuar. Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara përmbajnë komunikime elektronike që tregojnë se persona të lidhur me industrinë e modës i dërgonin Epstein informacione të detajuara për vajza të reja, përfshirë fotografi, moshën, përmasat fizike dhe komente personale. Sipas dokumenteve, në disa raste vajzat prezantoheshin si kandidate të mundshme për takime ose njohje personale me financierin amerikan, i cili vdiq në vitin 2019 ndërsa ndodhej në paraburgim. Një prej email-eve të publikuara, i dërguar në vitin 2014, falënderon Epstein për një mbrëmje të kaluar së bashku dhe përmban një...
Burimi:
opinion.al