YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

YouTube pezullon kanalin pro-iranian që postonte video duke tallur Trumpin

YouTube ka mbyllur një kanal që i përkiste një grupi pro-iranian, i cili prodhonte video virale me temë Legosh të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe që tallnin presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Kështu njoftoi platforma e zotëruar nga Google të mërkurën, duke shkaktuar kritika online. Explosive Media, një grup krijuesish pro-Teheranit që e përshkruan veten si të pavarur, por që dyshohet gjerësisht për lidhje me qeverinë iraniane, fitoi famë në internet gjatë luftës SHBA-Iran për videot e animuara që grumbulluan miliona shikime. “Ne e mbyllëm kanalin për shkelje të politikave tona kundër spam-it, praktikave mashtruese dhe skemave,” tha një zëdhënës i YouTube për AFP-në pa dhënë detaje. Kanali u pezullua më 27 mars, shtoi ai. Explosive Media vazhdon të postojë video që tallin përpjekjet ushtarake të SHBA-ve në platforma të tjera teknologjike, përfshirë X-in...