Xi Jinping kundër pavarësisë së Tajvanit, Taipei akuzon Kinën për kërcënim rajonal
Tensionet mes Kinë dhe Tajvan janë rritur sërish pasi presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se pavarësia e Tajvanit është “e papajtueshme” me paqen. Reagimi i Taipeit ishte i menjëhershëm. Zëdhënësja e qeverisë tajvaneze, Michelle Lee, akuzoi Pekinin se është “burimi i vetëm” i pasigurisë në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor. “Kërcënimi ushtarak i Kinës është shkaku kryesor i tensioneve në rajon”, deklaroi ajo, duke shtuar se forcimi i mbrojtjes dhe bashkëpunimi me aleatët mbeten thelbësore për sigurinë. Komentet e Xi erdhën gjatë një bisede me presidentin amerikan Donald Trump, ku lideri kinez e cilësoi Tajvanin si “çështjen më të rëndësishme” në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave shtetërore kineze, Xi paralajmëroi se menaxhimi i gabuar i çështjes së Tajvanit mund...
Burimi:
top-channel.tv