William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

Mbreti Charles III po shijon nivelin më të lartë të popullaritetit që nga ngjitja në fron. Sipas sondazhit të fundit të YouGov, i cili mat rregullisht qëndrimin e britanikëve ndaj monarkisë dhe familjes mbretërore, 62% e të anketuarve kanë një opinion pozitiv për sovranin, ndërsa 31% shprehen negativisht. Ky është rezultati më i mirë për Charles që nga 8 shtatori 2022, kur mori fronin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Më shumë se gjashtë në dhjetë britanikë kanë sot një vlerësim pozitiv për Mbretin. Rritja e popullaritetit të tij ka ndikuar edhe në imazhin e monarkisë, e cila gëzon mbështetjen e 57% të qytetarëve. Megjithatë, ky nivel mbetet dukshëm më i ulët se ai i Mbretëreshës Elizabeth II, e cila gjatë Jubileut të saj të...