Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

Kina dhe India duhet të jenë partnere e jo konkurrente, u shpreh ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi në Nju-Delhi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë Ajit Doval. Wang u takua me Doval të hënën, gjatë pjesëmarrjes në Takimin e 16-të të Përfaqësuesve të Lartë për Sigurinë Kombëtare të BRICS-it. Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se udhëheqësit e të dy vendeve ranë dakord që Kina dhe India janë partnere e jo rivale, duke formuar kështu konsensusin më të rëndësishëm strategjik midis të dy palëve dhe duke ofruar një shtysë të rëndësishme e një garanci strategjike për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Indi. Wang tha se, si dy vendet me popullsinë më të madhe, Kina dhe India duhet të...