Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Një paqeruajtës i forcës së OKB-së në Liban, u vra dhe dy të tjerë u plagosën lehtë nga zjarri i mortajave në pozicionin e tyre në juglindje të Libanit, njoftoi komanda e UNIFIL. Ushtari që humbi jetën ishte shtetas serb. Rreshteri i lartë Milovan Jovanoviç vdiq nga plagët e marra pasi një raketë goditi bazën e OKB-së ku ishte i dislokuar kontingjenti i Serbisë. Në mesin e pështjellimit që u shkaktua lidhur me autorësinë e sulmit me mortaja, Izraeli nxitoi të zhvishte nga vetja cdo përgjegjësi. Forcat izraelitë të mbrojtjes deklaruan se sulmi në fakt ishte kryer nga militantet e Hezbollahut. “IDF-ja identifikoi disa lëshime nga zona e al-Qatranit, të kryera nga Hezbollahu. Predhat ranë brenda një baze të UNIFIL-it. Analiza e trajektoreve të lëshimit...