Vrasja e studentit, protesta masive në Angli, mesazhi nga tubimi: Të bardhët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, nesër mund të jetë fëmija juaj

Vrasja e studentit, protesta masive në Angli, mesazhi nga tubimi: Të bardhët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, nesër mund të jetë fëmija juaj

 “Henry nuk vdiq me dinjitet”, këto ishin fjalët e babait te Henry Nowak që përcollën të gjithë tragjedinë e familjes se 18-vjeçarit, rrethanat e vrasjes së të cilit janë kthyer në  katalizatorin e protestave të dhunshme në Britaninë e Madhe. Ngjarja ndodhi dhjetorin e 2025-sës në Southampton. Studenti po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje me miqtë, kur gjatë rrugës u përball me 23-vjeçarin Vickrum Digwa, i cili e sulmoi me një thikë ceremoniale të tipit kirpan, duke e goditur pesë herë, përfshirë një plagë fatale në kraharor. I riu u përpoq të largohej dhe madje kaloi një gardh për t’i shpëtuar sulmuesit, por humbi shumë gjak. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Digwa u tha oficerëve se në fakt ai kishte qenë viktimë e e...