Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së kundër TikTok, Instagram dhe Facebook për mbrojtjen e fëmijëve

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së kundër TikTok, Instagram dhe Facebook për mbrojtjen e fëmijëve

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian po punon për një ligj që synon të frenojë modelet e biznesit të rrjeteve sociale, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Dëmet e shumta që u shkaktohen fëmijëve dhe adoleshentëve nga ekspozimi ndaj rrjeteve sociale nuk janë rastësi, “por rezultat i modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve tanë si mall”, tha ajo gjatë një fjalimi në Kopenhagen. Von der Leyen shtoi se Bashkimi Europian po fokusohet veçanërisht te TikTok, X dhe platformat e Meta-s: Instagram dhe Facebook. “Po ndërmarrim masa kundër TikTok-ut dhe dizajnit të tij që krijon varësi, si ‘scroll’-i i pafund, riprodhimi automatik dhe njoftimet push. E njëjta gjë vlen edhe për Meta-n, sepse besojmë se Instagram dhe Facebook nuk po zbatojnë siç duhet kufirin...