Vijat e kuqe! Iranit i “shpërthen” durimi ndaj Trump dhe SHBA-ve

Vijat e kuqe! Iranit i “shpërthen” durimi ndaj Trump dhe SHBA-ve

Gjatë fundjavës, u duk se po bëhej përparim në bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së, përpara se Donald Trump t’u thoshte të dyja palëve të mos “nxitoheshin” për një marrëveshje. Ai u shpreh se do të marrë “një marrëveshje të shkëlqyer ose asnjë marrëveshje”. Më vonë SHBA-të nisën sulme ndaj Iranit, ndërsa në orët e fundit, media shtetërore iraniane ka renditur se cilat janë vijat e kuqe të Teheranit në negociata: Situata bërthamore: Agjencia e lajmeve IRNA tha se mirëmbajtja e “infrastrukturës së programit bërthamor të Iranit” nuk është e hapur për kompromis. Trump ka thënë vazhdimisht se Iranit nuk mund t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, ndërsa raportet sugjerojnë se SHBA-të duan që Teherani të dorëzojë uraniumin e pasuruar.     Ngushtica e...