Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më pas vr*t veten! Zbulohet pista tronditëse
Një komunitet në Michigan të SHBA-së është tronditur nga një tragjedi e rëndë familjare, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë pranë liqenit në zonën Riverside Trail, Grand Haven Township. Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ottawa, autori i dyshuar është Kristopher “Kris” Karolkiewicz, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij Amanda “Mandy” Karolkiewicz, 39 vjeç, dhe gjashtë fëmijët e tyre. Autoritetet bënë me dije se trupat e tetë anëtarëve të familjes u gjetën brenda banesës, së bashku me kafshët shtëpiake. Hetimet mjeko-ligjore konfirmuan se të gjithë kishin humbur jetën nga plagët e shkaktuara me armë zjarri. Sipas hetuesve, Kristopher Karolkiewicz dyshohet se ka ndezur qëllimisht disa zjarre...
Burimi:
vizionplus.tv