“Vija e Verdhë”, Izraeli po gërryen tokat e Gazës: Po na shtyjnë drejt detit

“Vija e Verdhë”, Izraeli po gërryen tokat e Gazës: Po na shtyjnë drejt detit

Në Rripin e Gazës po zgjerohet gradualisht e ashtuquajtura “Vija e Verdhë”, një zonë tampon e kontrolluar nga Izraeli, që sipas banorëve po shndërrohet nga një masë e përkohshme sigurie në një kufi të ri të përhershëm. Banorët palestinezë tregojnë se vija po zhvendoset çdo natë drejt perëndimit, duke ngushtuar gjithnjë e më shumë hapësirën jetike në enklavë. Në disa zona ajo ka arritur deri në gjysmën e rrugës Salah al-Din, arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Gazës, duke paralizuar lëvizjen nga frika e sulmeve. “Netanyahu po na shtyn ngadalë drejt detit”, thotë Mohammed Shbair, shofer taksie nga Khan Younis. Sipas tij, zona ku dikur prisnin klientët është kthyer tashmë në simbol të izolimit dhe frikës. Sipas dëshmive të banorëve, milici palestineze që bashkëpunojnë...