Vidhet nga muzeu i Metz banania e famshme e Cattelan

Vidhet nga muzeu i Metz banania e famshme e Cattelan

Muzeu Pompidou në Metz të Francës njoftoi të dielën se kishte ngritur një padi kundër personave të panjohur pasi zbuloi vjedhjen e veprës "Komediani", banania e famshme e vënë në mur me shirit ngjitës e krijuar nga artisti 65-vjeçar Maurizio Cattelan.  Për të festuar përvjetorin e saj të 15-të, Qendra Pompidou-Metz e thirri artistin italian për një ekspozitë, gjithashtu edhe në cilësinë e tij si kurator. Vjedhja, e cila ndodhi pasditen e së shtunës u zbulua nga një roje sigurie. Edhe pse banania zëvendësohet çdo 3 ditë, “vlera e veprës qëndron në certifikatën e saj të autenticitetit dhe protokollin që rregullon prezantimin e saj", sipas muzeut.  Pra, nuk mjafton thjesht të zëvendësohen bananet. Në një deklaratë, muzeu, i cili gjithsesi e zëvendësoi frutin, "dënoi vjedhjen,...