(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë, shpërthen zemërimi online për kopshtin zoologjik në Kinë
Një video tronditëse nga Chuandong Ecological Zoo në jugperëndim të Kinë ka shkaktuar reagime të forta, duke treguar një tigër shumë të dobët që mezi ecën në ambientin e tij. Pamjet tregojnë kafshën duke u përpjekur të ecë, ndërsa brinjët dhe kockat e ijeve duken qartë nën lëkurë. Vizitorët e pranishëm mbetën të shokuar, duke filmuar momentin kur tigri lëvizte me vështirësi, duke tërhequr këmbët dhe duke u lëkundur nga lodhja. Në një moment, ai pothuajse rrëzohet nga dobësia, duke nxitur reagime të forta dhe shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore. Videoja, e publikuar në platformën Douyin, u bë virale dhe shkaktoi zemërim në rrjet, ku shumë përdorues vunë në dyshim nëse kafsha ishte ushqyer siç duhet dhe kërkuan hetime nga autoritetet për kushtet e...
Burimi:
vizionplus.tv