Video/ Skena kaotike në aeroportin e Delhit, stuhia dëmton tre avionë. Punonjësit vrapojnë për të shmangur tragjedinë

Video/ Skena kaotike në aeroportin e Delhit, stuhia dëmton tre avionë. Punonjësit vrapojnë për të shmangur tragjedinë

Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në Delhi të Indisë, kur një stuhi e papritur zhvendosi pajisje tokësore dhe i përplasi ato me avionë të parkuar, duke shkaktuar dëme në tre prej tyre. Pamjet e publikuara tregojnë punonjësit e aeroportit duke vrapuar pas pajisjeve të rrëmbyera nga erërat e forta, në përpjekje për t’i ndalur dhe për të shmangur dëme të mëtejshme. Sipas zyrtarëve të aeroportit, pajisjet e prekura, mes tyre një shkallë lëvizëse dhe mjete të përdorura nga ekipet e trajtimit në tokë dhe të mirëmbajtjes së kompanive Air India dhe IndiGo, u zhvendosën nga pozicionet e tyre për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe goditën avionët e parkuar. Autoriteti që administron aeroportin, DIAL, bëri të ditur se tre avionët...