VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë e opozitës në Turqi, gaz lotsjellës dhe tensione në Ankara pas shkarkimit të kreut të CHP-së
Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka hyrë me forcë në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane (CHP), partisë më të madhe opozitare në Turqi, për të larguar drejtuesit e shkarkuar të saj. Ngjarja e ndodhur ka thelluar krizën politike dhe ka ngritur shqetësime për gjendjen e demokracisë në vend. Pamjet nga Ankaraja treguan re të dendura gazi lotsjellës brenda godinës së CHP-së, ndërsa mbështetësit e partisë bërtisnin dhe hidhnin objekte drejt hyrjes për të penguar policinë, e cila theu barrikadat e improvizuara. Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Kriza nisi pasi një gjykatë turke shkarkoi të enjten kreun e CHP-së, Ozgur Ozel, duke anuluar rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku ai ishte zgjedhur kryetar, me argumentin se kishte parregullsi gjatë procesit....
Burimi:
vizionplus.tv