VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën banka gjatë të shtënave nga shoku i tyre

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën banka gjatë të shtënave nga shoku i tyre

Pamje dramatike tregojnë momentin kur nxënësit e një shkolle në provincën Nonthaburi, pranë Bangkokut, strehohen në klasë gjatë një sulmi me armë zjarri. Në video dëgjohen të shtënat, ndërsa nxënësit shihen duke u ulur poshtë bankave dhe duke kërkuar mbrojtje. Sipas policisë tajlandeze, autori i sulmit ishte një adoleshent 14-vjeçar, i cili vrau pesë persona dhe më pas veten. Ngjarja ka tronditur Tajlandën dhe është ndër sulmet më të rënda me armë në vend që nga viti 2022. Policia bëri të ditur se i riu kishte qëlluar të paktën 26 herë dhe u gjet me 34 fishekë të tjerë. Arma e përdorur në sulm, sipas autoriteteve, i përkiste gjyshit të tij. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin, ndërsa...