Vendimi i ri i BE: Pasagjerët nuk do marrin dëmshpërblim për fluturime të anuluara nga mungesa e karburantit
Bashkimi Evropian ka përgatitur një draft udhëzimesh të reja që lidhen me situatën e furnizimit me karburant për avionët. Sipas këtyre udhëzimeve, në rastet kur një fluturim anulohet për shkak të mungesës së përkohshme të karburantit në një aeroport, kompanitë ajrore nuk do të jenë të detyruara të paguajnë kompensim shtesë për pasagjerët. Komisioni Evropian e konsideron një situatë të tillë si “rrethanë të jashtëzakonshme”, çka përjashton pagesën e dëmshpërblimit standard që varion nga 250 deri në 600 euro për pasagjer, në varësi të distancës së fluturimit. Megjithatë, theksohet qartë se pasagjerët ruajnë gjithmonë të drejtën për rimbursim të plotë të biletës së blerë ose për një fluturim alternativ. Në dokumentin e Brukselit thuhet se mungesat “lokale” të karburantit jet mund të ndodhin në raste...
Burimi:
javanews.al