Vëllezër në poshtërim
Nga Carl Bildt, Project Syndicate Dy udhëheqës të moshuar po përpiqen të dalin nga dy luftëra katastrofike në të cilat i futën vendet e tyre. Asnjë prej tyre nuk po ia del dot mbanë. Kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, qëllimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Kiev dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë”, por një “operacion i posaçëm ushtarak.” Në mënyrë të ngjashme, kur presidenti amerikan Donald Trump nisi sulmin masiv kundër Iranit, synimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Teheran dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë,” por një “ekskursion.” Të dy liderët e morën vendimin për t’i nisur këto luftëra duke mos ndjekur...
Burimi:
javanews.al